Skandaloze: Dëshmori i gjallë i UÇK-së në Drenas!

Edhe kjo ndodhi në Kosovë! Në librin “Drenica Djep i UÇK- së, Batalioni l i brigadës 114, Fehmi Lladrovci”, personi i përshkruar si i vrarë, Skënder Gjeli në fakt është i gjallë dhe jeton me familjen e tij në një fshat të Drenasit.

Burime të afërta të ish-pjesëtarit të UCK-së, konfirmojnë për Infokusin, se në këtë libër, në njërën prej aksioneve të përshkruara nga lufta e UÇK-së, në brigadën 114, Fehmi Lladrovci, në fragmentin ku thuhet se në luftim e sipër mbetën të vdekur tre prestarë të Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës, njëri prej këtyre të treve, përkatësisht ushtari Skënder Gjeli është akoma i gjallë, shkruan Infokusi.com

“…Në luftim e sipër, aty do të vriten Rexhep Rexhepi, Muhamet Gjeli, dhe Skënder Gjeli”, shkruhet në librin e autorit Hamdi Thaçi.

Pikërisht në këtë fragment, i vrari i fundit sipas autorit, Skënder Gjeli realisht nuk është i vrarë.

Infokusi mëson që Skënder Gjeli, në të vërtetë ishte pjesëtar i UCK-së mirëpo ai nuk humbi jetën në betejën të cilën autori e ka përshkruar.

Ndaj këtij libri kishin reaguar edhe ish-pjesëtar të tjerë të UCK-së, të cilët kishin thënë se autori i librit nuk e ka treguar të vërtetën ashtu siç duhet, madje ata kanë kërkuar që ky libër të hiqet nga shitja, për faktin që nuk e tregon realitetin ashtu siç ishte./Infokusi.com

Lexo tjetër  Albin Kurti në Skenderaj, Veton Seferi ngrit të pranishmit në këmbë gjatë fjalimit të tij (FOTO)