Skandali i paqeruajtësve të OKB-së, akuzohen për pedofili në Afrikë

Akuza të rënda për pedofili janë hedhur ndaj ushtarëve francezë të OKB-së në Republikën e Afrikës Qendrore. Fëmijët e abuzuar rrëfyen se kishin shkuar tek ushtarët, pasi kishin qenë të uritur.

Episodet tronditëse dyshohet të kenë ndodhur në harkun e viteve 2013-2015. Ushtarët ishin stacionuar si trupa ndihmëse në kampin e refugjatëve të kryeqytetit Bangui.

Akuza thuhet të jenë mbajtur sekret për muaj me radhë prej UNHCR-së, edhe pse hetimet nga ana e Prokurorisë së Parisit ndaj ushtarëve kanë nisur që nga viti 2014 dhe po vazhdojnë.

Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Seid Raad al-Hussein e vlerësoi ndërhyrjen ushtarake të OKB-së për t’u dhënë fund luftimeve dhe masakrave të rënda në vend, por shtoi se disa prej ushtarëve janë shndërruar në përfitues e hajdutë. /tch/