Skandal tjetër në futbollin kosovar: Prishtina u paguan premitë lojtarëve të Besës (Foto)

Prishtina i ka paguar premiot e lojtarëve të Besës për triumfin në Kupën e Kosovës me para në dorë dhe jo nëpërmjet bankës

Prishtina do t’i përjetojë ndeshjet kualifikuese të Europa League falë triumfit të Besës në Kupën e Kosovës.

Besa mposhti Llapin në finale me anë të penalltive dhe kështu ia mundësoi Prishtinës si nënkampione të merr pjesë në ndeshjet kualifikuese të Europa League.

Disa foto të siguruar nga “Sportali.net” shihet biseda ku janë të përfshirë tre lojtarë të klubit pejan dhe aty zbulohet se premiot e futbollistëve të Besës janë dhënë me anë të ‘keshit’, gjë e cila është kundërshtim me ligjet e Kosovës, pasi këto pagesa do të duhej të ishin kryer me anë të bankës.

Në fotot e mëposhtme i keni bisedat e siguruara nga Sportali dhe aty mund ta kuptoni se premiot u dhanë në mënyrë të jashtëligjëshme.

Fotoja e parë ka të bëjë vetëm me një përgjigje, ku lojtari pranon se paratë janë marrë në dorë ose të themi në zhargonin tjetër ‘kesh’.

Për të mos mjaftuar kjo, lojtarët e Besës e kanë marrë vetëm një pjesë të parave të premtuara dhe jo të gjitha. Lojtari, emër i njohur për redaksinë tonë e pranon se paratë mezi i kanë siguruar madje vetëm 1700 nga 5000 të premtuara.