S’ka të ndalur ky i ri nga Drenasi, ja çfarë ka shpikur tani (FOTO-VIDEO)

Shumë gjëra kemi nëpër shtëpi të cilat i kemi përdorur më parë dhe më pas i kemi lënë jashtë përdormit.

Ta zëmë kur bojleri nuk e ngohë më ujin, e zëvendësojmë me një të ri, kurse të vjetrin e hedhim në mbeturina.

Por kështu nuk ka vepruar Leutrim Lladrovci, një djal i ri nga Gllanasella e Drenasit, raporton Drenicapress.

Ai muaj më parë me bojlerin e vjetër ka ndërtuar një skarë, në të cilën pjekë speca e shtalba, por pa problem edhe ushqime tjera!

Këto ditë po me një bojler tjetër, Leutrimi ka ndërtuar një paisje për “kokrrimin” e misrit, por ideja dhe projekti ishte e babait të tij, Limanit.

Shikoni fotografitë e këtyre dy paisjeve të punuar nga Leutrimi me babain e tij, Limanin, ish-luftëtar i UÇK-së./Drenicapress/

 

Lexo tjetër  Dhunë në familje, deçanasi bën gruan për spital