Si të gatuajmë kek gjerman

Keku gjerman wshtë një ëmbëlsire e lehtë për tu bërë për të gjithë amvisat të cilat duan të bëjnë diçka ndyshe për familjarët e tyre.

Nesë do ju duhet ta gatuani këtë recetë për 6 persona ju nevojiten; 2 kokrra vezë, 1 e gjysmë filxhan kafeje sheqer, 60 gram margarinë e shkrirë, 1 e gjysmë filxhan kafeje qumësht dhe kos të përzierë bashkë, 4 e gjysmë filxhan kafeje miell, 1 lugë çaji sodë buke.

Për të realizuar përgatitjen e kremit nevojitet ; 2 gota uji qumësht, 1 kokërr vezë, 2 lugë gjelle miell, 2 lugë gjelle sheqer, një lugë çaji gjalpë, vanilje, sheqer pluhur.

Për përgatitjen e kësaj recete në fillim në enë hidhni sheqerin me margarinën e shkrirë, qumështin dhe kosin, miellin dhe sodën e bukës, pra përbërësit e parë. Trazojini mirë me njëri – tjetrin që të krijohet një masë e njëtrajtshme dhe homogjene.

Më pas lyeni një tepsi me gjalpë dhe shtroni aty masën e përgatitur. Brumin duhet ta krijoni pak të lëngshëm, nëse nuk është i tillë shtojini pak fare qumësht. Pasi ta shtroni në tavë, futeni në furrë të ngrohur më parë me 170 gradë dhe piqeni për 20 minuta. Mos e lini të skuqet shumë.

Para se të konbsumohet keku duhet të lihet të ftohet dhe sipas dëshirës sipër mund ti hidhni pluhur shëqeri.