Si ta kuptoni a do të keni sulm në tru?

Të moshuarit, të cilët kanë probleme me mbajtjen e balancës në një këmbë për 20 sekonda, kanë më shumë gjasa të përjetojnë sulm në tru, sipas shkencëtarëve.

Pra, me këtë test të thjeshtë është lehtë për të identifikuar kush ka nevojë për ndihmë shtesë. “Hulumtimi ynë tregoi se aftësia për të mbajtur ekuilibrin në një këmbë është provë shumë e rëndësishme që zbulon shëndetin e trurit. Personat që kishin vështirësi në mbajtjen e balancës duhet të kenë më shumë kujdes, sepse ata janë në rrezik më të madh të sëmundjeve të trurit dhe për humbjen e aftësive njohëse. Se sa kohë një person mund të qëndrojë në një këmbë, është një tregues i lehtë i paqëndrueshmërisë posturale dhe mund të jetë rezultat i anomalive të trurit”, pohuan shkencëtarët që e zhvilluan këtë studim.

Përndryshe, studimi përfshiu 841 gra dhe 546 burra, në një moshë mesatare prej 67 vjeç, që duke qëndruar në një këmbë, iu nënshtruan skanimit të trurit. Përveç kësaj, kohët e fundit është kryer edhe një studim në njerëz të moshës mesatare që ka rezultuar se njerëzit, të cilët ngadalë ngrihen nga karrigia dhe që kanë një kontroll të dobët, kanë më shumë gjasa të vdesin gjatë dekadës së ardhshme.

 
Loading...