Si mund të shpëtoni nga rrymat e ujit kur jeni duke u mbytur? (Foto)

Vdekjet e shpeshta në bregdetin shqiptar, kanë bërë që shumë njerëz të shqetësohen sa herë që shkojnë në pushime.

Por, një mjek kosovar ka shpërndarë një artikull udhëzues ku tregohet se si duhet të shpëtohet. Udhëzuesi tregon mënyrat e reagimit në rast se një person gjendet në një situatë kur përfshihet nga rrymat e detit, shkruan gazetametro.net.

Ai ka dhënë edhe detaje rreth fuqisë së rrymave të detit, duke treguar se çdo vit në botë humbin jetën mbi 40 mijë pushues.

Më poshtë mund ta lexoni udhëzimin e tij se si duhet të reagohet në raste të tilla:

Lajmi për vdekjen e katër turistëve në rrethin e Vlorës, për jetën e së cilëve ndjej shumë dhimbje, si pasojë e rrymave të ujit, shtron domosdoshmërisht pyetjen se çfarë duhet të bëjmë kur jemi në det dhe përfshihemi prej tyre.

Çdo vit humbin jetën rreth 40 000 pushues në botë, si pasojë e rrymave të ujit në bregdet. Ato krijohen çdo kund, në çdo plazh dhe nuk shihen me sy. Shkaktar janë erërat që fryjnë në drejtim të bregut të detit, relievi i ndryshuar i rërës nën sipërfaqen e ujit, apo shkëmbinjtë për rreth, ku thehen valët. Rrymat e tilla janë të njohur ma emrin “Rip Currents” në anglisht. Në bregdetin shqiptar këtë vitë kanë humbur jetën një varg qytetarësh në mungesë të njohurive, naivitetit apo mbivlerësimit të forces së tyre personale. Kësaj duhet sjtuar domosdoshmërisht edhe kujdesin e pamjaftueshëm në bregdet për sigurinë e pushuesve.

Rip Currents, apo Rrymat e ujit RIP janë rryma shumë të rrezikshme. Ato krijohen shpejt, në ujëra të cekëta, krejt papritur dhe nuk mund të njihen me sy. Megjithatë në 80% të rasteve të goditurit nga këto rryma mund të shpëtojnë. Dhimbja për pushuesit e panjohur për mua më shtyri të reshershoj në internet dhe të mësoj nga përvojat e deritanishme se si mund të shpëtoj i godituri në raste të tilla. Rregullat kryesore janë si në vijim:

• Ruajeni qetësinë

• Mos provoni të notoni në anën kundërt të rrymës së ujit.

Në rast se përfshiheni nga rryma e ujit është më së miri të lejoni që rryma e ujit të ju bartë në det të hapur. Shpejtësia e saj është 2 deri në 3 metra në sekond. Mos e provoni të notoni në drejtim të kundërt sepse këte nuk e arrijnë dot as notuesit më të mirë në botë. Kur rryma e ujit të ju ket sjellur në det të hapur dhe ta ket humbur fuqinë apo edhe të ketë pushuar fare, filloni të notoni anash rrymës në drejtim të bregut të detit. Mos keni frikë, ajo nuk do të ju bartë shumë larg. Nëse nuk mundeni të notoni deri në breg të detit, kthehuni me trup nga ana e bregut, ngriteni dorën lartë dhe thërrisni për ndihmë

Përgatitur nga F. Topalli