Shumë keq për Realin, i lëndohen dy sulmuesit kryesor

 

Në prag të ndeshjes me Rayon në La Liga dhe me Manchester City në Ligën e Kampionëve, Realit i janë lënduar du sulmuesit kryesor, Cristiano Ronaldo dhe Gareth Bale.

Portugezi ka lënë fushën para kohe në duel me Vilareallin, pasi pësoi një lëndim në kaviljen e djathtë.

Gareth Bale është lënduar në stëvitjen e së hënes dhe ai ende nuk është rikuperuar.

Ende nuk dihet për shkëllen e lëndimit të Ronaldos, por me këto dy mungesa ndaj City, Reali do të ketë shumë të vështirë kalimin në gjysëmfinale./Drenicapress.info/

 
Loading...