Shtypi serb: Rama provokon sërish me Preshevën

Shtypi serb e ka pasqyruar gjerësisht vizitën e kryeministrit Aleksandër Vuçiç në Tiranë.

Gazeta e njohur me prirje nacionaliste “Kurir”, është treguar më e ashpër se të tjerat, duke shkruar në faqen e parë të versionit të saj “online”: “Vuçiç në Tiranë: Kosova është Serbi”.

Image

Ndërkohë që në një tjetër artikull, “Kurir” shkruan se Rama “provokon sërish me të drejtat e shqiptarëve të Preshevës”, një deklaratë që kryeministri shqiptar e kishte thënë edhe gjatë vizitës në Serbi vitin e shkuar. (“Shqiptarët e Preshevës të respektohen dhe të kenë të drejta njëlloj si serbët që jetojnë në Mitrovicë”).

Pak më e ekuilibruar ka qenë gazeta “Blic”, e cila në versionin e saj “online”, ka shkruar: “Vizita historike e Vuçiç: Nuk pajtohemi për Kosovën dhe Metohinë”.

Image

Ndërsa televizioni “B92”, tregohet më i moderuar në artikullin për vizitën e kryeministrit serbë në Shqipëri, duke shkruar se mosdakordësia e vetme mes dy vendeve është çështja e Kosovës.