Shtyllat elektrike, në mes të rrugës në Barilevë (Video)

Fillimisht ishin vendosur shtyllat elektrike. Më pas, një rrugë në Barilevë të Prishtinës, u shtrua edhe me asfalt. Por që tash shtyllat kanë zënë një pjesë të rrugës.

Sipas banorëve, vendosja e tyre përveç që nuk është si duhet, po paraqet edhe rrezik për udhëtarët, sidomos për ata që nuk e njohin rrugën, njofton KlanKosova.

Sipas kryetarit të fshatit, deri te kjo gjendje erdhi nga mungesa e koordinimit ndërmjet komunës e KEDS-it.

Por, sipas zyrtarëve të komunës së Prishtinës, shtresa e dyte e asfaltit nuk do të vihet, pa u hequr shtyllat elektrike.

Sipas drejtorit të infrastrukturës në Prishtinës, Hysen Durmishi, kjo është edhe ujdia që kanë arritur me KEDS-in.