Shtrëngim duarsh dhe arritje marrëveshje

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dhe Kryetari i Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin dhanë mesazhin se do të vazhdojë bashkëpunimi deri në pastrimin e Sirisë nga organizata terroriste DAESH.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dhe Kryetari i Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin, që gjenden në Vietnam në kuadër të Samitit të Forumit Ekonomik të Azi-Paqësorit publikuan një marrëveshje të përbashkët në lidhje me krizën e Sirisë.

Në deklaratën e përbashkët të përcjellë nga agjencia ruse e lajmeve, dy liderët dhanë mesazhin se do të vazhdojë bashkëpunimi deri në pastrimin e Sirisë nga organizata terroriste DAESH.

Në deklaratë u bë e ditur se do të respektohet sovraniteti i Sirisë, liria dhe tërësia e saj territoriale.

Duke theksuar se zgjidhja e problemit nuk është ushtarake dhe iu bë thirrje të gjitha palëve në krizë që të luajnë një rol aktiv në procesin e Gjenevës.

Gjithashtu u vendos që të mbahen hapur të gjitha kanalet e komunikimit me qëllim të evitimit të aksidenteve që mund të përjetohen në lindjen e Mesme. /trt/