Shteti humb 6 gjyqe në Gjykatën Europiane, paguan 1.2 mld lekë

Shteti shqiptar ka paguar një faturë prej 1.2 miliardë lekë për gjashtë procese gjyqësore, të cilat u fituan nga ish-pronarët në Gjykatën Europiane të Drejtave të Njeriut.

Personat të cilët kanë fituar gjyqin, paditën shtetin shqiptar. Sipas ‘A1 Report” lëvrimi i kësaj shumë ka nisur më 18 mars dhe pagesa e fundit është realizuar me 4 prill për proceset Karagjozi, Manushaqe Puto, Memishaj, Delvina, si dhe procesi Eltari kundër Shqipërisë.

Pagesa e kryer në tre muajt e parë të vitit 2015 për dëmshpërblime sipas vendimeve të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, është 1.84 herë më e lartë se të gjitha pagesat për këtë kategori transaksionesh të kryer në muajt e vitit 2014, vit ku shteti shqiptar dëmshpërbleu në vlerën totale 656.076.123 lekë.

Çështjet për të cilat pagoi shteti shqiptar:

Çështja Karagjozi kundër Shqipërisë
Çështja Manushaqe Puto kundër Shqipërisë
Çështja Memishaj kundër Shqipërisë
Çështja Delvina kundër Shqipërisë
Çështja Luli dhe të tjerë kundër Shqipërisë
Çështja Eltari kundër Shqipërisë.