Shqiptarja i jep fund jetës pas debatit me të fejuarin

E reja Erisa Veizi, 19 vjeçe nga Korça në një gjendje të rënduar psikologjike, i dha një ditë më parë fund jetës duke pirë 8 tableta fostoksinë.

Shkak për aktin fatal duket se janë bërë debatet me të fejuarin që jeton në Greqi.

Shoqja e saj e ngushtë në një dedikim për ndarjen nga jeta të Erisës, shkruan se, ajo ka qenë gjithmonë e qeshur dhe ajo që u jepte guxim të tjerëve.

“Akoma nuk po arrij ta besoj dot si ti u ndave nga jeta si e bere ate veprim …

ti ajo vajza e qeshur qe na jepje guxim.  shpirti yt u prefte ne paqe motrushka ime nuk kam fjalë ta shpreh dhimbjen Erisa Veizi”, shkruan vajza Elena.

19-vjeçarja nga Korça vetëm pak kohë më parë Erisa kishte vizituar të fejuarin e saj në Greqi, ku ai punon.

Por që pas kthimit, marrëdhënia e tyre kishte pasur krisje.

Image

Lexo tjetër  Lancster: FSK është në gjysmë të rrugës, cëlësi është partneriteti me NATO-n