Shqiptari nga Mitrovica që nuk iu lë mangu rusëve për qëndrueshmëri në temperatura të ulëta

Shpesh kemi shikuar në Tv video edhe xhirime si qytetarë të zonave të ndryshme të Rusisë, mund të stërvisin dhe të qëndrojnë temperaturave të ulëta, në vendin tonë ka njerëz që në “pikun” e dimrit hyjnë në ujin e Sitnicës apo Ibrit për të larguar shenjat e reumës, por Besim Beka nga Kçiqi i Madh nj veprimtar dhe aktivist i shquar ish-drejtor komunal i Kadastrit tash zyrtar në emergjenca, nuk ka reumë, por me qejf duron temperaturat e ulëta pa asnjë telashe.

Ditë më parë, këtë potencial dhe qëndrueshmëri ai e ka dëshmuar para kolegëve të punës, gjatë një inspektimi që kanë bërë lidhur me gjendjen e rrugëve në zonën e Shalës së Bajgorës, ku ndonëse temperaturat ishin disa gradë nën zero, ai pa asnjë problem ka vrapuar, ushtruar edhe bërë “pompa” gjysmë lakuriq, duke mos lënë anash as shtrirjen në borë dhe fërkimin e trupit me borë Pamjet që do sjellim janë nga qëndrimi dhe vizita që së bashku me kolegët e punës Besimi kishte bërë në disa fshatra të Shalës së Bajgorës, ku bora ishte mbi 20 centimetra, ndërsa temperaturat minus 10 gradë, ndërkohë që ai ka ecur disa kilometra gjysmë i zhveshur nga Melenica deri në Stantërg (8 kilometra).

Ky hap dhe veprimi i Besimit i ka habitur jo vetëm kolegët e tij të punës por edhe shumë automjete, që kanë lëvizur në atë drejtim në kohën e ecjes së tyre.

Lidhur me këtë Besimi thekson se që në vegjëli është mësuar të përballoj të ftohtin dhe acarin, posaçërisht në kohën kur ka punuar kur ka qenë në gjendje të punoj shok e lartë i zhveshur dhe në oborrin e tij këtë e bënë edhe tash shpesh.

Lexo tjetër  PDK më nuk e ka shumicën në Drenas

Besimi thotë se këtë veçori e ka kultivuar shumë edhe në kohën kur ishte pjesë e Armatës Jugosllave në vitin e largët 1989, kur çdo mëngjes ushtrimet ditore  qoftë verë apo dimër janë kryer gjysmë lakuriq.

“Kur isha ushtar ishte obligim ushtrimin në çdo mëngjes, fillova të kalitem në temperatura të ulëta dhe të provoj edhe unë të zhvishem deri në bel dhe shtrihem nëpër borë, njëherë shumë shkurt, ndërsa që kur u mësova, nuk e kam fare problem të qëndroj sa të dua i tillë në borë dhe temperatura të ulëta”, thotë ai.

Përveç kësaj Besimi njihet edhe si një aktivist edhe organizator shumë I madh, qoftë në raste gazmendi, raste të aksioneve, por edhe në rastet tjera, që e bënë atë të respektueshëm nga fqinjët, vendësit por edhe nga miqtë e të tjerët.