“Shqiponjat e Zeza”: Nuk e braktisëm Drenicën!

 

Tifozët e KF Drenicës të njohur me emrin “Shqiponjat e Zeza”, kanë reaguar ndaj shkrimeve nëpër media se gjoja ata e kanë braktisur klubin, teksa ky po pësonte humbje nga KF Feronikeli me rezultat 0-1.

Në një postim në faqen e tyre në Facebook, “Shqiponjat e Zeza” kanë mohuar këto thashetheme duke thënë se ka pasur zhvendosje të tifozve, pasi në anën lindore dielli i ka penguar tifozët që ta ndjekin takimin.

Sqarimi i “Shqiponjave të Zeza”:

Si kryesi e Shqiponjave te zeza marrim persiper te sqarojm diqka per krejt portalet e sportit edhe krejt qytetart e Kosoves qe kan mendu qe Shqiponjat e zeza e kan lan Drenicen se u kan tu hup.
Kjo nuk osht e vertet. Arsyea qe ne anen lindore te Stadiumit ku jan kan te vendosura Shqiponjat e zeza tifozet e disa qytetar kan pas problem nshikimin e lojes shkaku i diellit te fort dhe nuk kan pasur mundesi qe te vazhdojn te qendrojn ne at pjes.
Nket foto shihen Shqiponjat e zeza dhe qytetaret e Skenderajit qe jan vendosur npjesen perendimore tStadiumit shkaku qe kan qen kushtet e motit me te pershtatshme per shikimin e lojes.
Faleminderit per mirekuptim!