“Shqiponjat e Zeza” – kryesisë së KF Drenica: Klubi nuk është i juaji por i qytetit!

 

Tifogrupi “Shqiponjat e Zeza” kanë ankesa kundër kryesisë së KF Drenicës.

“Kryesi e nderuar njëherë e përgjithmon kuptoni, klubi është i qytetit dhe gjithmon do të mbetet. Kërkesat dhe dëshirat që i kemi si futbolldashes dhe si tifoz nuk mund të na i ndaloj askush.

Dëshirë dhe ëndërr e kemi një Drenicë krejt ndryshe, dhe nuk do të ndalemi se kërkuari. E sa i përket kërkesave tona si tifozë, ne nuk kemi marrë kurr një përgjigjje pozitive nga ju, por nuk ka problem.
Dëshiren për KF Drenicen s’mund të na e ndaloj askush, dhe kurr nuk do të ndalemi së kërkuari një Drenicë ndryshe”, thuhet në reagimin e kësaj tifozerie të cilën e ka siguruar Drenicapress.