“Shqiponjat e Zeza” dhe “Tigrat e Zi” nuk duan incidente në derbi

 

Të dy tifozeritë më të mëdha në Drenicë, “Shqiponjat e Zeza” që përkrahin KF Drenicen dhe “Tigrat e Zi” që mbështesin KF Ferronikelin, nuk presin ndonjë incident në derbin KF Drenica-KF Ferronikeli.
Nëpërmjet një prononcimi për DrenicaPress, anëtari i “Shqiponjave të Zeza” Valon Shala, ka bërë thirrje për një tifozeri korrekte, dhe nuk pret incidente, pasi të gjithë jemi drenicak, dhe shpreson që në këtë derbi të fitoj futbolli korrekt.
“Humbje apo fitore, ne nuk presim incidente nga tifozët e lojtarët pasi që në fund të fundit të gjith kemi gjak Drenicak”, ka thënë Shala.
Edhe anëtari i “Tigrat të Zi” Tol Dubovci, ka thënë për DrenicaPress, se nuk pret dhe nuk dëshiron incidente në “Bajram Aliu”, por pret një lojë të bukur dhe tifozeri të flaktë dhe korrekte.
Nuk presim probleme me “Shqiponjat e Zeza”. Jemi të gjithë drenicas dhe këtu duhet të fitoj futbolli dhe fryma e lartë sportive”, ka thënë Dubovci./DrenicaPress/