Shqipëri, përplasje bandash me kallashnikov dhe pistoleta, tre të vdekur

Oficerët e policisë kanë arrestuar tre persona si përgjegjës për atentatin e ndodhur sot në Vlorë. Të arrestuar janë tre persona Aleksandër Llanaj, Ani Delaj dhe Ervis Mehmeti. Policia ka sekuestruar si provë materiale dy pistoleta dhe dy makina BMW X5. Haki Rakipi dhe Alfred Velaj janë sulmuar me armë teksa ndodheshin të ulur në lokalin me emrin “Adore”. Atentati ndaj tyre është kryer nga makina nga Albi Limaj, i cili ndërroi jetë në spital dhe tre të arrestuarit Aleksandër Llanaj, i plagosur në gjendje të rëndë e Ani Delaj dhe Ervis Mehmeti.

Sipas policisë, një person tjetër që ka ishte pjesë e grupit të atentatorëve është shpallur në kërkim. Rakipi dhe Velaj janë qëlluar nga mjeti BMW X5 me kallashnikov ndërsa ata janë kundërpërgjigjur me pistoleta.

Të arrestuar:

Aleksandër Llanaj

Ani Delaj

Ervis Mehmeti

Të vdekur:

Albi Limaj

Haki Rakipi

Alfred Velaj

vlore vrasje ok16:00 Policia ka shpallur në kërkim një prej atentatorëve të ngjarjes së ndodhur sot në mesditë në qytetin e Vlorës. Albi Limaj, i cili ka mbetur i vdekur dhe Aleksandër Llanaj, i plagosur, kanë qëlluar nga makina në drejtim të Alfred Velaj dhe Haki Rakipaj, të cilit ishin ulu në lokalin “Adore” në lagjen “24 Maji”. Mësohet se bashkë me Limajn dhe Llanajn në makinë ndodhej dhe një person i tretë, i cili ka mundur të largohet nga vendngjarja.

Ndërsa fillimisht u bë e ditur se ngjarja ka ndodhur për shkak të një hasmërie mes dy familjeve, tashmë ky version është përgënjeshtruar duke theksuar se kemi të bëjmë me një përplasje bandash. Disa nga personat e përfshirë në këtë përplasje me armë rezultojnë me precendentë penalë. Nuk dihet ende motivi i përplasjes së tyre, nëse kemi të bëjmë me një konflikt të momentit apo konflikt të mëparshëm.

15:21- Identifikohen viktimat. Albi Nimaj, Alfred Velaj dhe Haki Rakipi janë tre personat që mbetën të vrarë gjatë një përplasje me armë mes dy grupeve për hasmëri. Nga shkëmbimi i zjarrit ka mbetur i plagosur shtetasi Aleksandër Llanaj. Policia ka shoqëruar në polici dy persona, ndërkohë që një tjetër është shpallur në kërkim.

15:10 – Një hasmëri e vjetër mes dy familjeve në Vlorë është bërë shkak e përplasjes me armë, ku mbetën të vrarë tre persona dhe një tjetër i plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Çole”, ku dy persona të armatosur kanë qëlluar në drejtim të disa personave të tjerë, të cilët ndodheshin të ulur në lokal.
Një nga personat e shënjestruar është kundërpërgjigjur po me armë duke lënë të vdekur një prej atentatorëve, ndërsa një tjetër është plagosur. Ndërsa nga grupi i personave në lokal kanë mbetur të vdekur dy persona.

1428410712vendivrasjes15:00 – Tre persona të vdekur dhe një tjetër i plagosur. Ky është bilanci i një krimi që ka tronditur pasditen e sotme qytetin e Vlorës, dhe që dyshohet të jetë kryer për hasmëri.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Çole”, ku disa persona të armatosur qëlluan nga automjeti drejt një lokali në rrugën “Zaho Koka”. Autorët ndodheshin në makinën me targa AA 323 AA, dhe njëri prej tyre (pasagjeri) qëlloi me armë në drejtim të lokalit. Personat që ndodheshin në lokal u kundërpërgjigjën po me armë. Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, mbetën të vdekur në vend dy shtetas në lokal dhe një tjetër në automjet.

Njëri prej viktimave i identifikuar, është shtetasi Albi Limaj, ndërkohë që pritet të zbardhet identiteti i viktimave të tjetra. I plagosuri u dërgua me urgjencë në spital, pasi mësohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërkohë që pritet të zbardhen rrethanat e krimit. Në lagjen problematike të Vlorës janë ngritur disa postoblloqe. Kjo lagje ka qenë një prej bazave të bandave kriminale që prej vitit 1997.