Shpëtim Gjika pëson parainfarkt, 5 orë pas arrestimit

Kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika,  përfundoi në pranga pasditen e të premtes në banesën e tij, ndërkohë që gjatë mbrëmjes është detyruar të lërë qelinë për t’iu drejtuar spitalit. Vetëm 5 orë pas arrestimit, gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar duke detyruar dërgimin e tij për në spital.

Arrestimi i Gjikës u krye me  urdhër të Prokurorisë, pasi akuzohet se ka dhënë leje të jashtëligjshme për një pallat 11 katësh në qytetin bregdetar.

Sipas organit të akuzës, Gjika ka falsifikuar dokumentet për një pallat 11 katësh, ndërkohë që akuzohet se ka penguar hetimet e Prokurorisë për pallatin në fjalë.

14:00Gjika në Tiranë, do t’i nënshtrohet një ndërhyrje

Mbërrin në spitalin e burgut në Tiranë kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika. Ai u transportua në kryeqytet për mjekim të specializuar me një autoambulancë dhe nën shoqërinë e efektivëve të policisë.

Kryebashkiaku do t’i nënshtrohet një ndërhyrje të specializuar në Tiranë