Shpërthen Xhavit Haliti në Kuvendin e Kosovës e quan rrenc Anton Qunin

Me të hapur punimet e seancës nënkryetari i Kuvendit të Kosovës Xhavit Haliti, i është kundërpërgjigjur deputetit nga radhët e LDK-së Anton Quni, lidhur me akuzat e këtij të fundit se ka marrë 8 milionë marka nga Qeveria e Bujar Bukoshit, saktësisht nga Ministri i Mbrojtjes, Ahmet Krasniqi.

Haliti, është deklaruar i gatshëm të dorëhiqet nga të gjitha funksionet e tij politike nëse Quni ia argumenton një gjë të tillë, duke shtuar se të njëjten e pret edhe nga vet ky deputet i LDK-së nëse nuk arrin ta argumenton atë.

“Në qoftë se ki fakte se unë kam marrë 8 milionë marka unë po jap dorëheqje sot, por nëse nuk ki argumente a je i gatshëm ti që të dorëhiqesh.”, tha Haliti.

Tutje ai me bindje është shprehur se Quni, ka gënjyer në këtë rast.

Lexo tjetër  Ja si kalohet nga Serbia në Kosovë pa pikë kontrolli (Video)