Shpërndahet inventar për shkollat e Vushtrrisë në vlerë prej mbi 35 mijë eurosh

Drejtoeria për Arsim në Komunën e Vushtrrisë ka filluar shpërndarjen e kontigjentit të parë të inventarit të ri për tre shkolla në Komunë.

Me banka,karrige,tabela dhe inventar tjetër të domosdoshëm në vlerë prej 35.465 euro do të pajisen shkollat në Druar,Pantinë dhe Maxhunaj.
Drejtori i Drejtorisë për Arsim, Agim Miftari, me këtë rast ka thënë se ky kontigjent është siguruar me mjete nga buxheti i Komunës,kurse inventari do të shpërndahet nëpër shkolla që për momentin kanë nevojë për përmirësimin e kushteve për një mbarëvajtyje më të mirë të procesit edukativo – arsimor.