Shpend Ahmeti zë ngusht Abrashin, kjo është pyetja nga e cila u bllokua

Shpend Ahmeti dhe Arban Abrashi janë duke prezantuar programin që e kanë nëse fitojnë besimin për të qeverisur Prishtinën në balotazhin e 19 nëntorit.

Ata kanë debatuar deri tani për disa tema dhe çështje që kanë nevojë të zgjidhen në Prishtinë, shkruan Periskopi.

Temë kanë qenë edhe parkingjet.

Derisa Abrashi ka hedhur akuza ndaj Ahmetit për moszgjidhje të kësa problematike, Ahmeti e ka pyetur atë se sa është kostoja e një vendparkimi.

“Po e pyes Abrashin të tregojë se sa është kostoja e një vendparkimi. Ne e kemi koston dhe e dimë, por do të doja të dëgjoja edhe nga Abrashi”, tha ai.

Mirëpo, Abrashi nuk ka dhënë përgjigje mbi këtë pyetje të Ahmetit që lidhej me temën, derisa ka vazhduar të flasë për tema të tjera. /Periskopi/