Shpalosja e hartave në komision, përplasje mes deputetëve dhe ekipit të Bulliqit

Komisioni për rishikimin e kufirit me Malin e Zi, i kryesuar nga Shpejtim Bulliqi, në mbledhjen me deputetët e Kuvendit, anëtarë të komisionit për Integrime Evropiane, po shpalosin të gjeturat e tyre prej fillimit të punës që nga emërimi i tyre.

Përderisa mbledhja filloi me kritika të Shpejtim Bulliqit ndaj komisionit paraardhës të drejtuar nga Murat Meha, deputetët më tej kërkuan të tregojnë se çka konkretisht ka gjetur komisioni i ri dhe sa është koha që i duhet për të zgjedhur çështjen e rishikimit të kufirit.

Bulliqi me bashkëpunëtorët e tij kanë shpalosur disa harta që sipas tyre janë harta zyrtare të shtetit të Kosovës dhe shtetit të malit të Zi, ndërsa ..

Kryesuesi Bulliqi se pjesë të dëshmive, sipas tij, të lëkundjes së kufirit është kompania, e cila ka mirëmbajtur rrugët e terrorit, tani të kontestuar, deri në vitin 2009 dhe pas këtij viti ajo zonë më nuk është mirëmbajtur nga kompania e angazhuar nga Kosova.

Një tjetër dëshmi, sipas Bulliqit është edhe ekzistenca e një stacioni policor i Kosovës në Kullë. Edhe kjo, deri në vitin 2009.

Deputetët përgjatë gjithë mbledhjes i kanë kërkuar komisionit për rishikimin e kufirit që të jetë konkret dhe të jap dëshmi të faktuara për gjetjet për të cilat thonë se i posedojnë.

Ndërsa pati shumë replika mes ekipit të Shpejtim Bulliqit dhe deputetëve të Kuvendit. /Express/