Shotani: Dua ta sjell një trofe në qytetin e Adem Jasharit

Drenica ka vendosur që për trajner ta emëroj vushtrriasin Bekim Shotani.

Ai do ta pasojë trajnerin e largua Fadil Rama i cili arriti ta shpëtojë skuadrën nga rënia.

Shotani më parë ka udhëhequr skuadra si Kosova e Vushtrrisë dhe Trepça ’89.

Shotani është rrëfyer në një intervistë për Gazetasolle.com.

“Me Drenicën shpresoj se do të luftojë për kreun e tabelës. Shpresoj se do të vazhdojnë kontrata shumica e futbollistëve titullarë pastaj të bëjmë përforcime dhe të jemi befasi në Superligë”, ka thënë Shotani për ‘Olle’.

Ai ndër të tjera zbulon arsyet se pse ka vendosur për Drenicën. “Arsyet se pse vendosa për Drenicën janë dëshira që ta sjell një Kupë qytetit të Adem Jasharit. Kishte edhe tre oferta në Superligë, dy në Ligën e Parë dhe një në Maqedoni”, shtoi Shotani.

“Besoj se në ditët në vijim do të ju njoftojmë me përforcimet si dhe me stafin tim të punës. Do të punojnë me mua dy trajnerë, një asistent dhe një trajner i portierëve”, përfundoi Bekim Shotani. /Gazetaolle.com