Shoqata e Piktorëve të Drenasit, ekspozojnë talentin e tyre për Ditën e Çlirimit

 

Drenasit sot ka festuar Ditën e Çlirimit me shumë aktivitete të ndryshme që nga mëngjesi. Për të bërë sa më madhështore shënimin e kësaj date, Shoqata e Piktorëve të Drenasit, kanë mbajtur një ekspozitë në Sallën e Kulturës, “Rifat Kukaj”, të mundësuar nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Në ekspozitë merrnin pjesë, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, shumë artist dhe qytetarë. Kryetari Lladrovi me këtë rast ka uruar Shoqatën e Piktorëve të Drenasit për punën dhe angazhimin e tyre që përmes mendjes shfaqin me dorën e tyre edhe punimet që sot po i shohim.

Në ora 18:00 në sheshin “Fehmi e Xhevë Lladrovci” do të mbahet koncerti festiv me paraqitjen e shumë artistëve, kurse prej orës 21:00 në Stadiumin Sintetik do të mbahet finalja e turnirit tradicional “Rasim Kiçina”, ku për dy javë sa ka zgjatur turniri kanë marrë pjesë mbi 100 ekipe nga e mbarë Kosova.

Fotografia e Komuna e Drenasit
Fotografia e Komuna e Drenasit
Lexo tjetër  Policia e Kosovës jep detaje shtesë mbi vrasjen e djeshme në Drenas