Shkruan Berat Buzhala: Të gjitha viktimat e Hashim Thaçit

Për ta realizuar dëshirën e tij më të madhe politike, Presidenti i vendit Hashim Thaçi e ka nisur një fushatë të egër politike. Në të dyja anët e rrugës i shohim viktimat e tij, që nga Ramush Haradinaj, Kadri Veseli, Lutfi Haziri e deri te Fana Rugova me familje.

Në këtë të diel, të motivohesh për ta shkruar një kolumne për Hashim Thaçin, për një person normal, thënë më së buti, duket gjëja më joatraktive për t’u bërë

Një agjerues sot do të flinte më shumë se sa zakonisht, për t’i kursyer vetës disa orë pa bukë e pa ujë. Një tjetër, që nuk agjeron, para orës 12 do t’i kishte paketuar cingla minglat në veturë për të kaluar një të diel në natyrë.

Një tifoz i Real Madridit do të zgjohej herët për të lexuar se cfarë thonë mediat për ndeshjen e mbrëmshme. Do të shtangeshin kur do të mësonin që Ronaldo po e paralajmëron largimin nga ekipi, e ndoshta edhe superheroi i mbrëmshëm Bale,

Një tifoz tjetër, që mbrëmë ishte më mish e më shpirtë kundër ekipit mbretëror, do të zgjohej më herët për të lexuar se cfarë shkruajnë mediat botërore për finalen e mbrëmshme, posacërisht për ndëhyrjen policore të Sergio Ramosit kundër Mohammed Salah, që e la këtë të fundit në dyshime.

Por, tek e fundit, edhe më tutje askush nuk mund ta marrë përgjegjëinë  e plotë që definojë me saktësi të plotë se cfarë quajmë person normal, e cfarë jo.

Prandaj, deri të arrihet një konsensus i tillë, unë po e hedhë nga mendja në letër një meditim timin për Presidentin Thaçi dhe rolin e tij politik në Kosovë, me theks të vecantë betejën e tij finale: të rikonfirmohet lider absolut i Kosovës, faktor uniteti, që do ta nënshkruante marrëveshjen finale të Kosovës me Serbinë.

Ëndrra e Thaçit është që së paku njëherë në jetën e tij ta përfaqësojë gjithë popullin e Kosovës, në përputhje me pozitën politike që e ushtron, pozitë e të cilën e ka fituar duke shpërndarë në mënyrë joligjore terminale doganore dhe pozita të ndryshme në ambasada të Kosovës nëpër botë.

Lexo tjetër  "SHTABI I MILIONEREVE"

Nëse do të kisha dashur që ta mbyllja me pak fjalë ekzibicionizmin e Thaçit në skenën aktuale politike, atëherë gjëja e parë që po më shkon në mendja është reagimi i mbrëmshëm i Sergoi Ramos ndaj Mohammed Salah.

Disi në aso forme Thaçi e ka mbërthyer krahun e Kryeministrit Haradinaj, të cilit ka mundësi që i duket se cfarëdo lëvizje e tij e gabuar vis-a-vis Thaçit, do ta lë pa krah. Nëse Haradinajn, Thaçi, e kërcënon me nxjerrje krahu, PDK’në, ose liderin e saj aktual, z. Veseli, e kërcënon me sabotazh partiak.

Fatkeqësisht z. Veseli edhe më tutje nuk është i sigurt se cili prej të dyve është më i fortë në partinë e tij, ai apo Thaçi. Kështu që matematika e Veselit thotë që ndoshta nuk është mirë ta trazojë ujin.

Tek e fundit, do të thoshte Veseli, nëse Haradinaj po i bindet kaq vërbërisht Thaçit, atëherë, “nuk është mirë të kuqem as unë”. Nuk e di pse, ama për kryetarin e PDK’së kategoritë morale, si bie fjala, “mos me u kuqë”, “mos me hy në gjynah” etj., janë shumë më të rëndësishme se sa, shpeshherë, edhe kategoritë ligjore. Kjo është një gjë mjaft e cuditshme. Ai shpesh herë flet më shumë si klerik, se sa si politikan.

Sido që të jëtë, të kthehemi në temë. Pra, Thaçi, duke e pas zënë për dore, në stilin e Ramosit, Kryeministrin Haradinaj, duke e pas vënë në dilema të rënda Kryetarin e Kuvendit, tentakulat e tij i ka shtrirë në drejtim të opozitës.

Duke pas qënë lojtari kryesor politik në vend për këto 20 vjet, ai më siguri të plotë e di se ku duhet të godas, ashtu sikur e di një kafshë grabitcare se kush prej tufës së kaprollëve është më i dobëti.

Koalicioni me LDK’në në dy mandate i ka dhënë Thaçit informacione të mjaftueshme se kush brenda këtij subjekti gjunjëzohet më lehtë me para, kush me frikë, e kush me pushtet dhe kush gjunjëzohet nëse të trija këto metoda shantazhuese përdorën si koktel. Këto informata që i posedon Thaçi janë të rrezikshme për demokracinë në vendin tonë, por jashtëzakonisht të vlefshme për të.

Lexo tjetër  Ku na mbeti baca Jakup Krasniqi, pse po heshtë?

Për Thaçin, marrë parasysh gjithëcfarë po ndodhë në LDK, ndoshta më i lëndueshmi nga të gjithë është vetë kryetari i partisë. I lëndueshëm në të gjitha aspektet. Prandaj u turr ta vizitonte në shtëpi ende pa e zbritur mirë nga autoambulanca.

Nëse flasim metaforikisht, si një kafshë grabitcare që është, Thaçi e di, ose do të duhej ta dinte, që personat me probleme shëndetësore janë shumë më të emocional, janë më të ndieshëm, më të lëndueshëm, kështu që pse mos të provohet të sulmohet fillimisht epiqendra. Unë nuk e besoj që Isa Mustafa do të mund të joshej me korrupsion financiar, e as nuk frikësohet personalisht, e as nuk do të duhej të joshej me ndonjë plan afatgjatë politik.

Unë jam i bindur që Isa Mustafën, Thaçi do të provojë ta godasë duke i ligjeruar “për kontributin historik për Kosovën, në këto momente kaq të rëndësishme; për rolin historik të LDK’së në shtetin e Kosovës; për frymën rugoviane”, e brockulla të tilla të ngjashme të dëgjuara kaq herë pasluftës.

Për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, Mustafa edhe nëse është totalisht kundër idesë që Thaçi ta udhëheq Kosovën si faktor uniteti, nuk e besoj që ai do të këtë kurajon e mjaftueshme që aktivisht të luftojë kundër kësaj ideje.

Ai më shumë do të jetë i prirë që këtë përgjegjësi t’ua bartë strukturave partiake. Kurse derisa Isa Mustafa do të jetë duke e menduar për këtë ide, Thaçi duhet të një hap përpara tij, duke punuar tashmë më strukturat e partisë së Mustafës, të cilave strukturave ai do t’ua besojë projektin e Thaçit.

Viktima e parë, sipas të gjitha gjasave, është, fatkeqësisht, njëri prej figurave më të rëndësishme të LDK’së, Lutfi Haziri. Ky i fundit tashmë as publikisht nuk e ka fshehur ambicien e tij për të qënë pjesë e kushedi-se-cfarë-organizate për ta mbyllur dialogun me Serbinë.

Lexo tjetër  Komunikimi politik, mungesë e përvojes apo logjikë krahinore?!

Luta, Thaçi e di këtë, është mjaft i lëndueshëm për më shumë pushtet, e posacërisht të këtyre përmasave të konsideruara si historike. Dhe Luta nuk është i vetëm në LDK që do të mund të thyhej para intrigave të Thacit. Sepse Luta nuk është i vetëm në LDK.

Pastaj të mos harrojmë që gjatë gjithë kësaj kohe kur Thaçi është në pushtet, herë si kryeministër, e herë si president, ai vazhdimisht e ka ujitur me shumë kujdes, e ka ushqyer me shumë dashuri, e ka mbajtur në gjirin e tij të akulltë, familjen e Ibrahim Rugovës, qoftë si subjekt komik politik i quajtur Lista Ibrahim Rugova, por edhe si familje biologjike, duke filluar nga bashkëshortja Fana e tëposhtë.

Se si sillet Thaçi me persona’n Ibrahim Rugova është për studim të vecantë. Thaçi lufton cdo ditë kundër Ibrahim Rugovës, i frikësohet një personi të vdekur më shumë se sa krejt personave të gjallë, provon ta përdhosë duke porositur libra, duke e portretuar si alkoolist kronik, e në anën tjetër familjen e Rugovës e mbanë afër vetës më shumë se sa të tijën. Ky besoj që do të duhej të ishte një kompleks që unë për momentin nuk di se si ta definoj. E urrenë Ibrahim Rugovën, edhe të vdekur, por e do shumë Fanën, Ukën, Mendimin dhe Teutën. Provon që duke shkelur mbi trupat e familjës së Rugovës t’i dalë Rugovës përpara në histori. E cfarë është edhe më fantastike, edhe më bizare, familja e Rugovës e pranon këtë pozicion, jo vetëm në mënyrë pasive, por edhe në mënyrë aktive. Vetëm disa javë pasiqë në opinion shpalosën fragmente të librit të Thacit, ku Rugova portretohet si subjekt tragjik, në zyrën e Thacit defilon e gjithë familja e Rugovës për të pranuar një dekoratë presidenciale. A nuk është kjo mjaft e bukur për një film satirik?