Shkrimtari Riza Greiçevci i dhuroi 200 libra FSK-së

Në Kazermën “Adem Jashari” të Komandës së Forcave Tokësore (KFT) në Prishtinë, sot u organizua një ceremoni me rastin e pranim-dorëzimit të një donacioni me libra nga shkrimtari, gazetari dhe publicisti i mirënjohur, z. Riza Greiçevci për Bibliotekën e FSK-së.
Dhurimin e librave, krijime personale tëshkrimtarit, gazetarit dhe publicistittë mirënjohur Riza Greiçevci, e përshëndetën komandanti i Njësisë Ndërlidhëse për Reagim Ndaj Krizave (NJNRK)  të Forcës së Sigurisë së Kosovës,nënkoloneliMilaimMusliu dhe drejtori i Departamentit për Bashkëpunim Civilo-Ushtarak i Ministrisë së FSK-së, z. HajrushKurtaj. Zoti Kurtajtha sekjo ndihmë është e një rëndësie të veçantë për ne, sepse librat janë shumë të çmuara dhe se ato janë dhuratë nga shkrimtari i dalluar në shumë fusha krijuese, z. Riza Greiçevci.
Ndërsa,z. Greiçevci tepër i emocionuar tha se “është nder për mua, dhe e ndiej vetëm të privilegjuar që pata këtë mundësi, ta ndihmojë Bibliotekën e FSK-së. Të gjitha këto libra janë krijime personale nga fusha të ndryshme letrare, ku pjesëtarët e FSK-së, kadetët, ushtarët dhe edhe ata që janë studentët do të kenë mundësi të pajisen me dije. Biblioteka është simbol i punës dhe së ardhmes së ndritur të këtij populli. Besojmë se kjo nuk do të jetë ndihma as e parë dhe as e fundit e imja, tha në fund, z. Greiçevci.
Riza Greicevcideri më tani ka shkruar dhe botuar mbi 75 vepra me temë të ndryshme, si romane, poezi, drama, ese, publicistikë, etj.
Biblioteka e Forcës së Sigurisë së Kosovës është themeluar më 12 prill të vitit 2011, dhe ka një numër të konsiderueshëm të librave (9000) nga të gjitha fushat, si ajo ushtarake dhe fusha e letërsisë. Deri më tani, me libra dhe literaturë të ndryshme Bibliotekën e FSK-së e kanë ndihmuar shumë institucione dhe individë, si Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës, KFOR-i Amerikan, veprimtarë dhe shkrimtarë të Kosovës, të cilët kanë dhuruar literaturë të shumëllojshme: nga letërsia, arti, historia, fizika, filozofia, literaturë të fushës ushtarake dhe zhanreve të ndryshme si dhe Kolegji Mbretëror i Danimarkës i cili i ka dhuruar Bibliotekës së FSK-së,mbi 1000 libra.