Shkollën ‘Ismail Luma’ në Lipjan e merr uji (Foto)

Shkolla fillore ‘Ismail Luma’ në Lipjan është rrethuar e gjitha me ujë, si pasojë e të reshurave të fundit të shiut.
Madje, të dielën uji kishte nisur të mbulojë edhe pjesën e pasme të shkollës, ku ishte shtruar zhavor në mënyrë që nxënësit në rast të vërshimeve të mund të futen para hyrjes së shkollës, raporton lajmi.net.
Uji ende është i pranishëm rreth shkollës dhe banorët afër shkollës tregojnë se uji vetëm sa nuk kishte hyrë edhe brenda në shkollë.
shkoll-euml-n-lsquo-ismail-luma-rsquo-n-euml-lipjan-e-merr-uji-foto_hd
3(83)