Shkencëtari nga Durrësi fiton çmim ndërkombëtar për zbulimet në gjenetikë

 

Çmimi “ENCALS Young Investigators Aëard” për vitin 2015 iu akordua këto ditë shkencëtarit shqiptar Edor Kabashi.

Ky çmim iu dha 38-vjeçarit nga Durrësi, pasi në sajë të punës shkencore të tij në fushën e gjenetikës, në specializimin e ngushtë të sëmundjes së ALS-së (Skleroza Amiotrofike Laterale) ai u konsiderua si shkencëtari më i mirë i grupmoshës nën 40 vjeç.

Dr. Kabashi kryeson një ekip të specializuar në gjenetikë pranë institutit kërkimor-shkencor prestigjoz “ICM Brain and Spine Institute” në Paris, raportojnë mediet në Tiranë.
Ceremonia e akordimit të çmimit për shkencëtarin e ri, Edor Kabashi, u mbajt në Dublin të Irlandës.

Prof. Amar Al Chalabi, një nga neurologjistët më të shquar në botë, i dorëzoi çmimin doktor Kabashit duke i uruar suksese të mëtejshme atij personalisht si edhe ekipit të drejtuar prej tij. /albeu.com/