Shkelzen Doli, përformon në koncertin e Filarmonisë së Vjenës (Video-Foto)

Ndryshe nga herët tjera, kësaj rradhe në koncertin e Filarmonisë së Vjenës të Vitit të Ri 2015, ka performuar edhe violinisti nga Kosova, Shkëlzen Doli. Ekzekutimin e tij e shoqëruan, duke kërcyer, balerinët. Ai me këtë rast performoi këngët e njohura shqipe, “Hapi sytë”, për Çamërinë…, transmeton Zëri. Vlen të theksohet se violinisti me nam, Shkëlzen Doli ka lindur më 9 gusht 1971 në Elbasan. Ai më pas ka jetuar në Gjakovë. Koncerti i Filarmonisë së Vjenës i cili shfaqet çdo vit, në fillim të vitit, përkatësisht më  1 janar, siç dihet është shfaqja madhore  e muzikës klasike më e ndjekura në botë.