Shikoni si Messi festoi mbrëmë me Argjentinën (Video)

Lionel Messi iu bashkua festës së madhe në zhveshtoren e Argjentinës.

Lionel Messi realizoi het-trik në fitoren e Argjentinës ndaj Ekuadorit me rezultat 3:1 në xhiron e fundit të eliminatoreve për “Kampionatin botëror 2018”.

Paraqitja fantastike nga Messi bëri që skuadra e tij ta sigurojë kualifikimin për në garën e madhe në Rusi.

Pas ndeshjes, Messi iu bashkua festës së madhe në zhveshtoren e Argjentinës, përcjell lajmi.net.

Në pamjet e publikuara, Messi shihet duke vallëzuar nën përcjelljen e këngës së ekipit të Argjentinës.