Shikoni momentin kur kosovari sulmon me sakicë 9 persona në Dusseldorf (Video)

Fatmir H., është kosovari që sulmoi dhe plagosi nëntë perona në një stacion treni Dusseldorf të Gjermanisë.

Klan Kosova ka siguruar disa pamje të sulmit të Fatmir H., për të cilin policia dhe organet e rendit në Gjermani thanë se sulmin nuk e kishte kryer i shtyrë nga ndonjë ideologji e caktuar, porse deklaruan se ai ka probleme mendore.

Madje sulmuesi, që për fat të mirë nuk varu askënd, kishte deklaruar tek organet e rëndit pasi u arrestua se dëshironte të qëllohej nga policia.

Në kohën kur ndodhi sulmi, përveç disa fotografive nuk kishte video që shpalosnin agresionin e kosovarit që jetonte në Gjermani.

Tani në këto pamje mund të shihet se si ai mësynte kalimtarët dhe i kërcënonte e sulmonte me sakicë.