Shfaqja për fëmijë, i paraparin marrëveshjes kulturore Shqipëri-Kosovë

“Kush është fajtori, dhelpra, ujku apo korbi”, do të nis edhe maratona e aktiviteteve kulturore që do të hyjnë në marrëveshjen e protokollit në mes Shqipërisë dhe Kosovës.
Sot ne Prizren, me shfaqjen e Teatrit te Kukullave “Kush është fajtori, dhelpra, ujku apo korbi”, do të nis edhe maratona e aktiviteteve kulturore që do të hyjnë në marrëveshjen e protokollit në mes Shqipërisë dhe Kosovës. Kjo shfaqje është realizuar me skenar dhe regji të Alma Pina e Leonard Daliu.
“Kjo shfaqje i paraprin marrëveshjes së protokollit midis Shqipërise dhe Kosovës për hapsiren tonë të përbashkët kulturore, e cila pritet të nënshkruhet në datën 20 shkurt, në Prishtinë mes dy ministrave të kultures, znj. Mirela Kumbaro dhe z. Kujtim Shala”, bëjnë të ditur nga Ministria për Kulturë në Shqipëri./KultPlus.com
 
Loading...