Sheshi i Drenasit së shpejti bëhet me shtatoren e Fehmi Lladrovcit

Sheshi i Drenasit i cili mban edhe emrin e heroit të njohur të Kosovës, Fehmi Lladrovci, pritet që së shpejti të bëhet edhe me shtatoren e Fehmiut, njofton drencapress.info

Lajmi për vendosjen e shtatores së heroit të Kosovës në sheshin e Drenasit, është paralajmëruar ditë më parë edhe nga vet kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, gjatë një takimi me ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha, takim të cilit i ishte bashkangjitur edhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Minxhozi.

Gjatë një shëtitje në sheshin e Drenasit, i pari i Drenasit pat njoftuar se në shtator të këtij vitit, sheshi i Drenasit i cili mban emrin e Fehmiut do të bëhet edhe me shtatoren e tij. /Drenica Press/