Sherr me thika mes shqiptarëve, dy në luftë me vdekjen

Tre shqiptarë raportohet se janë plagosur në një sherr me thika pasditen e kësaj të hënë në Francë. Sipas raportimeve të mediave lokale, ngjarja ka ndodhur në qytetin Chambéry, në Avenue des Landiers.

Dy prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë. Lidhur me ngjarjen, efektivët kanë arrestuar dy persona që lëviznin me një makinë dhe një të tretë, i cili ndodhej nën mbikëqyrje policore, shkruan “Le Dauphiné Libéré”, përcjell Syri.net.

Identiteti i personave të plagosur dhe i të arrestuarve, nuk bëhet i ditur.

 
Loading...