Shënohet dita e çlirimit të Skenderajt, pamje të rralla të vitit 1999 (Video)

Si ka qenë Skenderaj 18 vjet më parë, ditën kur qyteti dhe banorët që vuajtën aq shumë, për herë të parë e ndien lirinë? RTK ka siguruar pamje ekskluzive të xhiruara më 18 qershor ’99, pak minuta pasi ushtria dhe policia serbe u larguan dhe vendin e tyre e zënë çlirimtarët.

Momenti që s`do të harrohet kurrë është ai kur ushtarët e UÇK-së, në krye me komandantin e Brigadës 112, Jetullah Geci, dalin para banorëve të mbledhur dhe shpallin të lirë qytetin.

Por më emocionuese është momenti kur karvani i ushtarëve të UÇK-së, në krye të të cilëve është Bashkim Jashari, nisen te varri i komandantit legjendar. Të rreshtuar para varrit, ushtarët i raportojnë Adem Jasharit se lufta mori fund.

Më poshtë raporti i plotë:

 
Loading...