Shembull gratë ndërmarrëse të Mitrovicës

Takimi i grave ndërmarrëse të Mitrovicës me Nasuf Aliu, Drejtor për Bujqësi dhe Zhvillim Rural si dhe drejtorin për Buxhet dhe Financa, Nystret Maxhera ishte me idenë që të diskutohen rrethanat e ndërsjellta dhe sukseset.

Me këtë rast, drejtori Aliu inkurajoi gratë ndërmarrëse që të ndërmarrin më shumë iniciativa të tilla komunikimi dhe hulumtimi të fondeve dhe mundësive për mbështetje promocionale ose direkte me qëllim zgjerimin e bizneseve të tyre në menyrë që ato të arrijnë fuqizimin e kapaciteteve të tyre dhe rrjedhimisht edhe punësimin e tjerve.

Po ashtu ai është shprehur i gstshëm që ti ndihmoj në kuadër të rrethanave ato që të mund te realizojne synimet e tyre. Mes tjerash drejtori Aliu premtoj se gratë nga veriu i Mitrovicës do të ekspozojnë nga tani produktet e tyre në panairet tona pa pagesë dhe do ti përkrah ato në çdo hapë të mundshëm në mënyrë që të arrijnë suksese më të mëdha dhe të ndikojnë në përmirësimin e ekonomive të tyre.

Organizimin dhe moderimin e tryezës e bëri Valbone Sadiku, e cila inkurajoj gratë pjesëmarrëse më shumë për bashkëpunim dhe komunikim me komunën, më pas të gjitha pjesëmrrëset patën rastin e prezantimit të tyre dhe bizneset që përfaqësojnë në pika të shkurtëra si dhe planet e tyre për zhvillim më tutje.

Drejtori Maxhera falënderoj për pjesëmarrje dhe diskutim si dhe u zotua se në kuadër të Drejtorisë për Buxhet dhe Financa do të mbështës çdo kërkesë që është e mundur, gjithmonë në bashkëpunim me Drejtorinë për Bujqësi dhe Zhvillim ai dhe do të rishiqoj Rregulloren për Taksa Komunale, me qëllim të lirimit nga taksat për 3 deri në 5 vite.

Më pastaj drejtori Aliu bëri një përmbledhje 3 vjeçare të aktiviteteve dhe projekteve të zhvilluara, duke theksuar femrat në agro biznes, ku numri i tyre përfitues për 3 vitet e fundit arrin në 195 përfituese. Po ashtu i njoftoi me planet e drejtorisë për vitin 2017 si dhe vitet në vijim me synim për të themeluar fondin për ndërmarrësi i cili do të mundëson hapjen e vendeve të punës dhe zhvillimin e bizneseve.

Mbështetje e vazhdueshme do të mbetet organizimi i panaireve për prodhimet vendore si dhe mbështetja direkte nga projektet e planit të punës ose me donatorë.

Gratë ndërmarrëse falenderuan dy drejtorët për mbështetjen e deri tanishme dhe për mundësinë e ndëgjimit të kërkesave tona duke uruar që takimet e tilla të vazhdojnë edhe më tutje.

 
Loading...