Shembet ura 3 shekullore, blloken fshatrat (Foto-Video)

Reshjet e dy ditëve të fundit kane shembur plotësisht urën e Orgockës në Kolonjë duke i hequr listës së trashëgimisë kulturore një objekt 300 vjeçar, i ndërtuar gjatë periudhës osmane. Prurjet e rrëmbyeshme të lumit Osum kanë shkatërruar edhe harkun e mbetur të urës në të cilën nuk është bërë asnjë ndërhyrje restauruese ndër vite, edhe pse me statusin e monumentit të kulturës të kategorisë së parë.

Ka pasur një shembje të harkut kryesor që kishte ngelur. Ura përveç një monument kulture i kategorisë së parë është një një nyje lidhëse mbi lumin Osum që lidh disa fshatra në Kolonjë. Ka qenë një nga objektet më të rrezikuara, nuk ka pasur asnjë ndërhyrje. Në 2016 u bë një ndërhyrje e cila ka garantuar lëvizjen e qytetarëve të asaj zone.

Kemi bërë një vlerësim të situatës jemi duke marrë planin e masave për kalimin e qytetarëve. Ura është 63 metra e gjatë dhe 3.4 e gjerë, një pjesë e harkut është shembur para 30 viteve, u shemb edhe pjesa tjetër nga erozioni. Është shumë e vështirë që ura të rikthehet në atë pjesën monumentale që ka pasur. Edhe nga ana ekonomike është shumë e vështirë për ta rindërtuar” deklaroi Gjergji Koki, Drejtor i Monumenteve të Kulturës në Korçë.

Ndërhyrja në këtë objekt, sipas specialisteve është e vështirë, por edhe nëse ura rindërtohet, asaj nuk mund ti rikthehen vlerat monumentale, sepse dëmi konsiderohet i parikuperueshëm. Ura e Orgockes, rezulton ti përkasë shek.17 dhe përfaqëson një vepër të rrallë inxhinierike,e ndërtuar e gjitha në gur. Përgjatë tre shekujve kjo urë shërbeu si nyje lidhëse midis fshatrave të Kolonjës, ndërsa me shembjen e saj, vendorët po diskutojnë mundësinë e një alternative tjetër për lëvizjen e banoreve, të cilët kane mbetur të izoluar./ Shqiptarja.com

Lexo tjetër  Ja kë do ta votojë Vizioni për Drenasin për kryesues të Kuvendit Komunal të Drenasit