Shaqa pason, Xhaka shënon gol në fitoren e Zvicrës (Video)

Kombëtarja e Zvicrës ka mposhtur Estoninë me rezultat 3:0, por merita të mëdha në këtë fitore patën shqiptarë. Në ketë ndeshje lojtari më i mirë padyshim ishte Xherdan Shaqiri i cili kontribuoj me tre asistime.

Goli i parë i ndeshjes u shënua nga Lukas Schaer në minutën e 17’, pas një harkimi të Xherdan Shaqirit. Kurse golin e dytë e shënoi Granit Xhaka në minutën e 27’, i cili shënoj një gol të bukur nga largësia, po ashtu në ketë aksioni ishin të përfshirë Shaqiri dhe Behrami. Ndërsa golin e fitore e vulosi Haris Seferovic në minutën e 80’, pas një asistimi që mori nga Xherdan Shaqiri./drenicapress/