Shala: Bekim Jashari mori 4058 vota më shumë se PDK në Skenderaj

Shkruan: Ramiz Shala

Verdikti i skenderajsve me 22 tetor në zgjedhjet komunale sipas rezultateve te KQZ-së kandidati i pavarur për kryetar të Skenderajt BEKIM HAMËZ JASHARI ka tejkaluar te gjitha parashikimet për rezultatin në këtë komunë, ai jo vetem qe është më i votuari në Republikën e Kosovës si i vetëm, por ka tejkaluar për 4058 PDK-në që llogaritet forca e vetme në këtë komunë.
Përtej qe nuk u dha rast te tjerve në këtë garë, ai tejkaloi edhe partinë e cila e konsideron bastion të saj këtë komunë, PDK-në e Sami Lushtakut e të Kadri Veselit, te cilët nuk po arrijnë asesi te konsolidojnë partinë në këtë komunë qe te nxjerrin formacione fituese per te rimarrë besimin qytetarë siq ishte në te kaluaren.
Sami Lushtaku shef i shtabit zgjedhorë në degen e PDK-së në Skenderaj nuk mund ti shpetoj fatures së deshtimit por si duket e ka humbë besimin ne strukturat e kēsaj dege që skajshmerishtë janë te konsumuara shumica prej tyre.
Vlen te theksohet që përgjatë fushates Krytari i sapo zgjedhur i Skenderajt zotri Bekim Jashari është shoqruar përhere nga bashkëluftetaret me të afert të KOMANDANTIT LEGJENDAR ADEM JASHARI te respektuarit me graden Gjeneral Fadil Kodra, Nuredin Lushtaku Zenun Kodra, Ilaz Derguti si dhe deputet Bekim Haxhiu KAMISHI dhe Fadil Beka
PDK-ja e udhëhequr nga Sami Lushtaku në këtë komunë nuk ka arrit të marrë më shumë se sa 9623 vota, shifer kjo qe shenon numrin me te vogel ne keto 17 vite pas lufte.