Shafrani, bima që kushton më shumë se ari

Shafrani është një bimë shumë e veçantë. Ajo përdoret për shërimin, trajtimin dhe lehtësimin e mbi 90 sëmundjeve.

Ndër të tjera shafrani është ilaç natyral për depresion dhe ndihmon edhe në zbutjen e sëmundjes si Alzheimeri. Shafrani përdoret në kuzhinë për t’i dhënë shije gjellërave, mund të bëhet çaj, si dhe gjen përdorim edhe në industrinë farmaceutike.

Shafrani ndryshe njihet edhe si “Ari i kuq”. Emri rrjedh nga fjala persiane za’faran, që në përkthim të drejtpërdrejtë do të thotë “bëhu i verdhë”. /Gazeta Bujku

Lexo tjetër  Zgjatet deri më 10 prill afati për aplikim për pagesa direkte