Sfidat e shtet-formimit

Nga Sefer Zogaj
Atdhedashuria është pjesë përbërëse e natyrës së njeriut, njeriu që ka ndjenja njerëzore sigurisht që ka simpati ndaj vendit ( shtetit ) ku ka lindur, dhe tenton që energjinë ta shfrytëzojë në përpjekje për të kontribuar për shtetin e tij. Republika e Kosovës u shpall shtet pas shumë përpjekjeve të atyre që e deshën vendin e tyre në të vërtet.
Ashtu sikur çdo shtet i ri edhe Kosova ka sfidat e saj të shtet-formimit, nuk është e lehtë të dalësh nga sundimi i Jugosllavisë ku si alternativ për të na lërë mbrapa e përdori privimin nga arsimimi, për të na humbur bazën fondamentale esenciale për avancime në segmente të ndryshme.
Një vend ku niveli i korrupsionit dhe krimit të organizuar është shumë i lart, niveli i punësimit është i vogël përkundër asaj që ekonomia joformale është prezentë dhe pengon që statistika zyrtare rreth papunësisë të jetë e saktë. Por, ne e shohim gjendjen tonë reale me sytë tanë: varfërinë, mungesën e perspektives, nepotizmin, ashtu siç i shohim në Kosovë edhe veturat luksoze, Iphonet, kafenetë e mbushura me plot njerëz. Vërtet kjo tingëllon shumë e çuditshme dhe kontradiktore që të detyron të mendosh thellë pa arritur në një konkludim te duhur.
Kosova si një shet demokratik, e orientuar kah integrimet euro-atlantike, e përkushtuar për të pasur raporte të mira me kombet e të gjithave civilizimeve, e fokusuar kah organizimi i ekonomisë së tregut me një popull të emancipuar deri në një nivel mesatar teton të bëj progres në të gjitha aspektet dhe është evidente që para këtyre progresive do të paraqiten edhe barrierat e ndryshme të cilat pa një politik largpamëse lëre që nuk do të arrihet progresi, por vjen edhe regresi.
Kosova para vetes e ka një presion për themelimin e “Gjykatës Speciale” e cila do të gjykonte “krimet” e supozuara të UÇK-së. Është e qartë që Bashkimi Evropian para që ta zgjeroj unionin e saj me shtete ballkanike tenton zbardhjen e luftërave në Ballkan gjatë periudhës së dekadës së fundit të shekullit XX. Por, bota e di që gjenocidin në Kosovë e kreu Serbia, kemi mijëra persona të pagjetur për të cilat zemrat e nënave derdhin lot, për të cilat raste shumë fëmijë jetojnë me shpresë për kthimin e prindërit të humbur. Si mund të gjykohet luftëra mbrojtëse e UÇK-së që kishte qëllim çlirimin e vendit nga një okupator ?
“Gjykata Speciale” do të ketë pasoja në shtet-formimin e Kosovës pasi që pavarësia e Kosovës u shpall 9 vite pas luftës së UÇK-së dhe do të gjykohen akteret që e formuan shtetin tonë. Edhe pse Kosova ka pak forcë t’i thotë “JO” ndërkombëtarëve.
Kosova ka filluar të ndërkombëtarizohet, përmes anëtarësimit në: Komunitetin Olimpik, FIBA, dhe tani është edhe pjesë e tenisit Evropian. Sporti po ndërkombëtarizohet por qytetaret janë të izoluar si shteti i vetëm që nuk ka të drejtën e lëvizjes së lirë “Liberalizimi i vizave” si pasoj e kësaj po pengohet ëndrra e shumë të rinjve që të talentin e tyre ta shfaqin në arenën ndërkombëtare në emër të Republikës së Kosovës.
Aktualisht, duhet Kosova ta formoj FAK-un ( Forcat e Armatosura të Kosovës ) fatkeqësisht duhen votat e 2/3 të minoriteteve ku dihet që 20 deputet në Kuvendin e Kosovës janë nga Komuniteti Serb. Anëtarësimi në OKB ( Organizata e kombeve të bashkuara ) si dhe liberalizimi i vizave për ta ndalur migrimin ilegal duke ju siguruar qytetareve lëvizje të lirë nëpër zonën Shengen
Kemi shumë sfida përpara të cilat bashkërisht duhet t’i kalojmë, na duhet: motivi, vullneti, puna, atdhedashuria për ta arritur objektivat e Kosovës që kanë qëllim një vend të barabartë të zhvilluar për gjithë qytetaret e Republikës së Kosovës.