Sërish barazon KF Drenica

 Në kuadër të Raiffeisen Superligës së Kosovës të xhiros së 29-të KF Drenica nga Skenderaj nuk ka arritur më shumë se një barazim 0:0 ndaj  Dritës.

Skuadra e futbollit KF Drenica ka arritur sërish edhe një barazim ani pse në pjesën e parë të lojës kishte një iniciativë të lehtë, por pa sukses. Ndërkaq rrezik për portën e Drenicës paraqiti Kelmendi e Ramushi në minutën e 77 por nuk arriti të shënoj KF Drita. Takimi mes këtyre dy ekipeve u mbyll me rezultat përfundimtar 0: 0  Gjyqtarë të këtij takimi ishin: G.Shala. L.Muhadri. F.Sekiraqa.I.Shuleta./drenicapress/