Serbi shkel me veturë shqiptaren në Mitrovicë

Mbrëmë rreth orës 22:00, një person i komunitetit serb ka shkelur me veturë një femër shqiptare nga Mitrovica.

Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, të cilët theksojnë se viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Megjithatë, nga ky aksident nuk është raportuar për të arrestuar.