Serbët nuk do të shkojnë për Pashkë në Gjakovë

Organizata e serbëve të Gjakovës në Beograd nuk do të udhëtojë në këtë qytet me rastin e Pashkëve Ortodokse Serbe.

Sipas përfaqësuesve të kësaj organizate, vendimi për të mos udhëtuar në Gjakovë, lidhen me sigurinë. Në bazë të një njoftimi të dërguar nga kjo organizatë, thuhet se për këtë udhëtim ishin të interesuar 176 pelegrinë serbë, transmeton lajmi.net.

“Udhëtimi i këtyre besimtarëve në qytetin dhe kishën e tyre, nuk dëshirojmë të përdorët politikisht nga provokimit të mundshëm siç ka ndodhur gjatë krishtlindjeve”, thuhet në këtë njoftim.