Serbët bëjnë shaka me kosovarët që po ikin nga Kosova (Komente)

Ikjet e kosovarëve nga vendlindja përmes Serbisë, pastaj në Hungari e tutje drejt ndonjë vendi të zhvilluar të BE-së, po përqeshen me të madhe nga serbët.

Në një tekst të postuar në profilin e gazetës me të madhe serbe në Facebook, “Blic”, me titull “Shqiptarët po ikin nga Kosova…”, komentuesit serb kanë shkruar komente të ndryshme, shumica nënçmues, fyes e çka jo tjetër, raporton Indeksonline.

“Pse nuk shkojnë poshtë, në Shqipërinë e tyre të Madhe”, ka shkruar njëri nga komentuesit. “Tash po ikin përmes Serbisë. E mirë tash Serbia”, shkruan një tjetër.

“Shqiptarët po ikin nga të vetet haha! Në Gjermani po shkojnë, pasi që i do Merkeli. Le ta shkatërrojnë pak BE-në”.

Ka edhe të tillë që shkruajnë kështu: “Shumë jemi budallenj… po ikin se janë shumë. Do të dërgojnë para për t’i ndihmuar njerëzit e tyre. Kurse tjetra është se me këtë tregojnë se sa janë të vetëdishëm dhe e ndihmojnë njëri-tjetrin. Serbi, serbin kurrë nuk do të ndihmonte kështu”.

“Haha, ja pra e fituan shtetin që e deshën e tash po ikin nga ai…”, shkruan një tjetër. /Indeksonline/

 
Loading...