Selmanaj kundërshton ndarjen e 100 milionë eurove për veteranët: Është absurde

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka thënë sot në Kuvend se Kosova është i vetmi vend në botë ku ndahen më shumë para për ata që kanë luftuar para 17 vitesh sesa për ata që sot garantojnë sigurinë e vendit.

Selmanaj ka deklaruar në seancën e debatit për Buxhetin e vitit 2018 se është absurde që për veteranët janë ndarë 100 milionë euro ndërkaq për FSK-në vetëm 56 milionë euro.

“Jemi i vetmi vend në botë që ndajmë më shumë para për njerëzit që kanë luftuar para 17 viteve sesa për ata që garantojnë sot sigurinë e vendit. 100 milionë euro janë ndarë për veteranët ndërkaq 56 milionë për FSK-në”, ka thënë ai.

Selmanaj ka kërkuar që Projektbuxheti të rikthehet në Qeveri dhe të bëhen ndryshime e më pas të sillet sërish në Kuvend.