Selman Kadrijaj nuk kishte gjak serbi

Për heroizmin e Selman Kadrisë u këndua e u fol shumë. Në fshatin e tij të lindjes në Cërrcë të Istogut, ende e kujtojnë aktin e vitit 1938, kur ai vrau, Vojvodën serbe, Miliq Kërrstën, raporton Klan Kosova.
Por, tani afër 8 dekada më vonë, është riaktualizuar mundësia që burri trim të ketë pasur lidhje gjaku me serbët. Është një portal që ka ripublikuar veprën e historianit, Liman Rushiti, “Kujtime për Lëvizje Kaçake”, ku Selman Kadrija paraqitet si njëri i besueshëm i Miliqit dhe nip i Kërrstiëqve të Istogut.
Vet Rushiti i tha Klanit përmes telefonit se librin e bazoj në deklaratat e banorëve të zonës. Por me këtë nuk po pajtohet nipi i Selmon Kadrisë, që tani është në Mërgim.
“Unë, Agron Jashar-Hasanaj, nipi i Selmon Kadrisë ju lutem atyre që janë njerëz të ndershëm që të mos ta ofendojnë figurën e të ndjerit, Selman Kadrija, i cili hoqi zullumqarin, katlin, vrasësin që i terrorizoi shumë familje shqiptare, kryçetnikun Vojvoda Miliq Kërrstën në vitin 1938. Familja e Selman Kadrisë është njëra ndër familjet më tëvjetra në fshatin Cërrcë. Babai i Selmanitë ishte Kadri Ferizi, ndërsa nëna Fatimja ishte nga fshati Moistir i Istogut”, tha ai.
Lidhjen e Selmanit me serbët e mohon edhenjë historian.
“Unë e kam konstatuar dhe goxha të verifikuar nga njerëz me kompetencë edhe gna rajoni atje, nga fshati Cërrcë se nëna e Selmon Kadrisë quhet Fatime ndërsa i ati quhej Kadri”, tha historiani.