Selektori i Belgjikës i thotë Adnanit, ik nga Manchester United!

Selektori i Belgjikës, Mark Wilmots i ka dhënë një këshillë Adnan Januzajt. Trajneri belg e ka porositur Januzajn se është për të mirën e tij largimi nga Manchester United. Wilmots e ka arsyetuar mosftesën e Januzajt në përfaqësuese pikërisht me këtë fakt.

“Januzaj nuk është ftuar në kombëtare sepse ai po luan shumë pak. Ai duhet të largohet nga Manchester United për të gjetur një skuadër ku luan më shumë. Në përfaqësuesen time janë të gjithë lojtarët e ftuar me minutazhë më të madhe, të cilën Januzaj nuk e ka” ka thënë Wilmots./dp/