Sejdiu: Morëm një pikë të merituar

 

Mbrojtësi i KF Drenicës, Qendrim Sejdiu,e ka cilësuar mjaft të vlefshme pikën e fituar ndaj KF Ferronikelit.
“Mendoj se kemi fituar një pikë të merituar edhe pse ndoshta Ferronikeli ka pasur më shumë nga loja. Një pikë e vlefshme për neve, kur dihet për 20 minuta luajtëm me një lojtar më pak”, ka thënë Sejdiu për DrenicaPress.
Më tej Sejdiu ka shtuar se skuadra e tij luajti ndaj një kundërshtari shumë të vështirë.
“Kemi pas përball një skuadër shumë të fortë që ka një fond shumë të mirë të futbollistëve. Ne edhe në ndeshje me Prishtinen dhe me Ferronikelin luajtëm shumë mirë dhe jemi optimist për ndeshjet e radhës”, shtoi Sejdiu./DrenicaPress/